Ushqimet që mbrojnë pankreasin

Ushqime

Ushqimet që mbrojnë pankreasin

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Pankreasi është një gjendër me gjatësi rreth 15cm, e vendosur në abdomen (bark). Ka formën e dardhës së shtypur dhe rrethohet prej stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, shpretkës dhe fshikëzës së tëmthit. Ka një funksion të rëndësishëm për organizmin sepse ndihmon sistemin e tretjes, prandaj nëse dëmtohet mund të krijojë shumë komplikacione. Zbuloni ushqimet që ndihmojnë pankreasin tuaj :

Drithërat integrale: Drithërat integrale si gruri, tërshëra, orizi apo elbi përmbajnë shumë vitamina që ndihmojnë metabolizmin. Ata reduktojnë mbetjet glicemike që shkaktojnë shpesh çrregullime të nivelit të insulinës, mbipeshë dhe inflamAcion të pankreasit.

Boronicat: Boronicat: ashtu si dhe frutat e tjera të pyllit si (mjedra, ludeshtrydhja dhe manaferrat) janë shumë të pasura me antioksidantë si antocianina dhe resveratroli. Antocianina mbron qelizat Beta të pankreasit.

• Kosi: Kosi përmban enzima laktive dhe probiotikë. Probiotikë janë mikro-organizma shumë të dobishme për organizmin. Ato ndihmonë mirëfunksionim e sistemit tretës.

Rrushi i kuq: Rrushi i kuq përmban resveratrol, një molekulë e rëndësishme që ka veti anti-tumorale dhe anti-inflamatore. Studimet e shumta kanë treguar që resveretroli ka efeKt terepautik mbi inflamacionin e pankreasit.

Selinoja: Selinoja është shumë i pasur me përbërës anti-tumorialë. Më i rëndësishmi është apigenina e cila pengon zhvillimin e qelizave tumorale të pankreasit.

Argjinarja dhe rigoni: Argjinarja dhe rigoni janë shumë të pasur me flavonoidë, më kryesorët janë apigenina dhe luteina. Këta dy përbërës pengojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe luftojnë tumorin e pankreasit.

Kanella: Konsumi i përditshëm i kanellës ul nivelin e hemoglobinës së glukolizuar, kolesterolin e dëmshëm LDL dhe trigliceridet në gjak.

Uji: Inflamaiconi i pankreasit mund të shkaktojë dehidratim. Për këtë arsye duhet të pini 2.5 -3 litra ujë çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat