10 produktet që mund të përdoren edhe pas afatit

Ushqime

10 produktet që mund të përdoren edhe pas afatit

Nga: H. Orana Më: 1 mars 2017 Në ora: 07:38
Peshku

Shumë familje shpenzojnë me qindra euro në ushqimet e tyre ditore, disa prej të cilave i përdorin edhe pas afatit të skadencës.

Britanikët janë mbështetur në testin e modës së vjetër duke i kontrolluar ushqimet përmes nuhatjes nëse janë të sigurt për tu ngrënë.

Mirëpo një grupi ËRAP ka zgjedhur një metodë më të mirë dhe më të sigurtë nëse ushqimet mund të përdorën pavarësisht datës në shishe apo kartona.

Sipas këtij grupi me mijëra familje që varen nga ato etiketa humbin 100 milionë nga qumështi i pastër cdo ditë.

Grupi tashmë është duke folkur me Agjencinë e Standardeve të Ushqimit për të ndryshuar datat tek ushqimet si qumështi, kosi dhe djathi.

Ky grup ka renditur disa ushqime që mund të përdoren edhe pas skadencës:

Peshku i ngrirë – nëse ai mbahet në temperaturë deri 18C, ai është perfekt për përdorim edhe pas një viti.


Vezët- ato mund të përdoren edhe dy ditë as afatit të skandencës, por jo më tepër.


Djathi- nëse është krijuar myk tek djathi atë mund ta hani, pasi të keni hequr deri në disa centrimetra me thikë, pasi është e vështirë, që myku të depërtoj thellë në djathë.


Buka- nëse është mbuluar me myk, duhet hedhur vetëm ato fetat që janë mbuluar me myk, ndërsa nëse buka ka pika të zeza, ngjyrë portokalli apo të verdha, ato duhet të hudhen.


Kosi- një kos i prishur mund të shkaktoj shumë dëme në shëndetin tuaj, por ai mund të përdoret deri në dy ditë pas afatit.


Pula e pjekur- pulën e pjekur mund ta përdorni një ditë pas afatit, nëse atë e keni mbajtur 0-2C në frigorifer.


Mishi i grirë- nëse ka një ngyrë kafe nuk do të thotë se mishi është i vjetër, por që ka mungesë oksigjeni. Në mishin e grirë përhapen më lehtë bakteriet, andaj nuk duhet shkuar përtej datës së skadencës.


Mishi i kuq-  nësre mishi duket mirë, ka erë të mirë është i sigurt për tu ngrënë, por duhet shikuar edhe skajet nëse ka filluar të dëmtohet, pasi bakteriet rriten shpejt me kalimin e kohës.


Ushqimi i konservuar- Një grup shkenctarësh analizuar një kanaqe 40 vjeqare të misrit dhe u siguruan se është perfekte për tu konsumuar. Mirëpo ushqimet e tjera nuk duhet shkuar më tepër se 18 muaj, si domate, grejfrut.


Ushqimi i ngrirë- ju mund të ngrirni ushqimin që ka ende afat, por vetëm nëse ka erë të freskët dhe duket mirë, ju mund ta përdorni sërish pasi ta shkrini atë. Ngrirja pezullon shumë helmime./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat