Ushqimet që luftojnë stresin dhe ankthin

Ushqime

Ushqimet që luftojnë stresin dhe ankthin

Më: 14 prill 2017 Në ora: 07:39
Ilustrim

Stresi luftohet gjithashtu edhe në tryezë, duke zgjedhur ushqime që ndihmojnë në zbutjen e ankthit. Disa ushqime përmbajnë lëndë që mund të ndikojnë pozitivisht, ose ndryshe negativisht, në shëndetin tonë mendor dhe emocional. Ata që vuajnë nga ankthi apo sulmet e panikut, për këtë arsye, duhet të i kushtojnë vëmendje të veçantë zgjedhjes së tyre ushqimore, duke shmangur substanca të tilla si kafe apo alkool, të cilat mund të përkeqësojnë situatën dhe të zgjedhin ushqime me efekt qetësues.

Këtu janë pesë ushqime që duhet t’i kemi menjëherë në tryezë nëse duam të luftojmë stresin.

Gruri integral. Është e vërtetuar se një mangësi magnezi në trup mund të çojë në ankth. Dhe drithërat janë një zgjedhje e pasur me magnez, por edhe me triptofan, një qetësues që rregullon ciklin gjumë-zgjim. Ata gjithashtu janë një mjet i shkëlqyer edhe ndaj të uriturve në ankth, sepse ato rrisin ndjenjën e ngopjes.

Boronica. Në mesin e frutave për të qetësuar ankthin është edhe boronica. Ajo shërben edhe si një antioksidant natyror, që ndihmon në lehtësimin e stresit.

Bajamet. Për të ruajtur një gjendje të ekuilibruar të mendjes, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në dietën tonë, sepse ato përmbajnë zink, si dhe hekur. Njerëzit me mungesë hekuri mund të kenë ankth dhe ndjenjën e lodhjes.

Çokollata. Një nga ushqimet më të mira për të luftuar stresin në fakt është çokollata, veçanërisht çokollata e errët që nuk përfshin sheqer apo substanca të tjera. Çokollata ndihmon për të reduktuar kortizolin, i cili është hormoni përgjegjës për stresin dhe ankthin

Salmoni. Së fundi, studimet e fundit kanë treguar se për të menaxhuar ankthin edhe Omega 3 është thelbësore. Peshku që përmban një sasi më të madhe është edhe salmoni, një ushqim i përsosur, pra, për të shmangur stresin dhe ankthin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat