Kafeja italiane ul rrezikun nga kanceri për 53%

Ushqime

Kafeja italiane ul rrezikun nga kanceri për 53%

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:48
Ilustrim

Njerëzit që pinë kafe të stilit italian kanë mundësi që në mënyrë të konsiderueshme ta ulin rrezikun nga prostata e kancerit, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit e qeverisë në Itali gjetën që tre e më shumë kafe të përgatitura në mënyrën italiane, me presion të lartë, me temperaturë të lartë të ujit dhe pa filtrues, e ulë rrezikun nga ky lloj kanceri që prek një në 7 burra amerikanë, për 53%, shkruan New York Daily News.

Synimi i studimit, i publikuar në Ditarin Ndërkombëtar të Kancerit ishte që të japë një pamje të qartë të kafeinës dhe shëndetit të prostatës.

Ky studim vëzhgoi konsumimin e kafesë dhe rangut të kancerit të 7 banorëve burra të Molise, Itali.

Ata i studiuan për katër vite dhe hulumtuesit gjetën 53% ulje të rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat