Të gjitha ushqimet që (ç)rregullojnë hormonet në organizëm

Ushqime

Të gjitha ushqimet që (ç)rregullojnë hormonet në organizëm

Më: 29 prill 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Çrregullimet hormonale janë rezultat i çrregullimeve të sistemit endokrin, e për pasojë i gjithë organizmi pëson luhatje. Duke qenë se hormonet kanë një rol jo pak pak të rëndësishëm për trupin e një njeriu është detyra jonë të kujdesemi që çdo funksion të kryhet si duhet!

Nëse po pyesni veten si mund ta bëni një gjë të tillë është shumë e thjeshtë, mbani nje regjim të shëndetshëm ushqimor! 

Perimet e gjelbra si spinaqi, shpargujt dhe perime të tjera të gjelbra janë të pasura në antioksidues dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh që ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme

Vaji i kokosit është provuar shkencërisht se ka aftësinë të  balancojë hormonet. 

Bajamet – Këto fruta të thata janë provuar se rrisin prodhimin e hormonit adiponectinë në trup, përgjegjës për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kanella– Kjo erëz mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e pastër, balancon hormonet dhe përmirëson humorin. Përveç kanellës duhet të përfshini në dietë edhe erëza të tjera, sidomos ato pikante.

Avokado – Avokadot dhe yndyrat e shëndetshme tek frutat janë të mira kur bëhet fjalë për hormonet, pasi nxisin organizmin të prodhojë dhe qarkullojë hormonet në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat