14 ushqimet që mund ti hani sa të doni dhe nuk trasheni

Ushqime

14 ushqimet që mund ti hani sa të doni dhe nuk trasheni

Më: 1 maj 2017 Në ora: 01:50
Grejpfruti

Përderisa nuk ka ushqim me zero kalori, ka ushqime që mund ti hash lirisht pa pasur nevojë të merakosesh se mos po shton ndonjë kilogram.

Sipas Dr. Lisa Young, këto ushqime përmbajnë kryesisht ujë, kanë pak kalori, dhe kanë fibra të colat të ndihmojnë të ndihesh i ngopur, shkruan The Independent.

Këto 14 ushqime kanë shumë vitamina, antioksidantë dhe materie tjera ushqyese që janë të shëndetshme.

1.Selino

Gati 95 për qind me përbërje uji por ka shumë përfitime për shëndetin. Ka fibra, kalium dhe vitaminën K. Por këtë perime duhet ta hash sa është e freskët, pasi pas pesë ditëve që blihet humbet shumicën e vlerave ushqyese.

2.Sallata jeshile

Ka tri gramë proteina dhe pak kalori, gjithashtu ka edhe fibra.

Është njëri ndër ushqimet e pakta me përmbajtje të Omega 3, për të cilën materie shumica varen ta marrin nga peshqit.

3.Boronicat

Janë frutat më antioksidantë dhe ka vetëm 85 kalori.

4.Trangujt

Kanë vetëm 16 kalori pasi në përbërje kanë më së shumti ujë. Lëvorja dhe farat kanë më së shumti materie të mira ushqyese, kështu që bëni mirë që mos i qëroni trangujt.

Përmbajnë vitaminë A e cila është shumë e mirë për sytë.

5.Domate

Përmban likopen i cili ndihmon në luftimin e sëmundjeve kronike dhe i jep frytit ngjyrën e kuqe. Ka edhe vitaminë A, C dhe B2 po ashtu edhe fibra.

6.Grejpfruti

Ngrit humbjen e peshës dhe konsiderohet ushqim dietal. Kjo për shkak që grejpfruti ka shumë fibër, e cila e largon urinë dhe ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Vitamina C në këtë fryt ulë rrezikshmërinë nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Gjithashtu ul edhe kolesterolin dhe përmirëson tretjen.

7.Brokoli

Është më i shëndetshëm kur hahet i freskët apo i zier. Ndihmon në luftimin e kemikateve të cilat shkaktojnë kancerin. Pos tjerash ka vitamina A, C, E dhe K.

8.Pjepri

Ka më së shumti vitaminë A për sy të shëndetshëm. Dhe 100 për qind të nevojave ditore të vitaminave A dhe C. Ka 55 kalori.

9.Lulelakra

Ka antioksidantë dhe kemikale të cilat ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve kronike. Ka edhe vitaminë C dhe K.

10.Manaferrat

Fruti është i parur me vitaminë C dhe ka antioksidantë. Ndihmon në përmirësimin e tretjes, duke sjellë edhe lëkurë më të re.

11.Sallata

Shumica e sallatave, çoftë ajo romane apo ajsberg, kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me hekur dhe vitamina A dhe C.

12.Portokalli

Përpos vitaminës C, për të cilën e dinë të gjithë, ka edhe përfitime tjera. Ndihmon lëkurën të jetë më e pastër pa dëmtime dhe më e mirë. Ulë edhe nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Kanë rreth 80 kalori.

13.Dredhëzat

Ka më shumë vitamina C në një porcion dredhëza se sa në një portokall. Janë shumë të shëndetshme për zemër. Kanë rreth 50 kalori.

14.Pjepri i gjelbër

Ka pak më shumë kalori se pjepri portokalli, 64 kalori, të cilat vijnë nga sheqeri natyral. Ka vitaminë C, e cila plotëson 50 për qind të nevojave ditore, pastaj bakër i cili është i nevojshëm për lëkurë të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat