Ushqimet që duhet konsumuar nëse keni dhimbje kyçesh

Ushqime

Ushqimet që duhet konsumuar nëse keni dhimbje kyçesh

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:48
Ilustrim

Njerëzit që ndjekin një dietë të pasur në fibra janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga artriti në kyçe, ka zbuluar një studim i ri tek revista “Annals of the Rheumatic Diseases”.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat nga dy studime të ndryshme. I pari, Nisma Osteoartriti (NO), përfshiu afro 5000 vullnetarë, ndërsa studimi i dytë më shumë se 1200 pjesëmarrës.

Të dyja studimet arritën në përfundimin se sa më shumë fibra të konsumonin njerëzit, aq më pak raste raportoheshin me dhimbje të kyçeve, dhe ishin më pak të rrezikuar të diagnostikoheshin me artrit në kyçe.

Në studimin e parë, personat që konsumuan më shumë fibra në dietë – mesatarisht 20 gramë – ishin 30% më pak të rrezikuar që të shfaqnin simptoma të artritit në kyçe dhe 19% më pak gjasa që të raportonin përkeqësim të dhimbjeve në kyçe gjatë një periudhe 4¬vjeçare, krahasuar me ata që konsumonin më pak fibra (më pak se 9 gramë në ditë).

Ndërsa tek studimi i dytë, personat që kishin konsumuar më shumë fira në ditë – afro 26 gramë 0 ishin 61% më pak të rrezikuar të përjetonin simptoma të artritit, krahasuar me ata që konsumoni nën 14 gramë.

Ky studim nuk mund të provojë nëse fibrat vetë shkaktojnë lehtësim të dhimbjeve të kyçeve, megjithatë duhet pranuar se kjo lëndë ushqyese ofron mbrojtje.

Shkencëtarët mendojnë se fibrat mbrojnë kyçet në disa mënyra: ata ulin nivelet e një antigjeni antiinflamator i quajtur CRP, parandalojnë mbingopjen etj. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se ekziston një lidhje e fortë mes artritit të kyçeve dhe obezitetit – përveçse shton ngarkesë në kyçe, dhjami i tepërt rrit gjithashtu inflamacionin, i cili lidhet me dhimbjet.

Disa nga ushqimet e pasura në fibra, që duhet t’i përfshini në dietë janë drithërat dhe buka, orizi integral, frutat e thata, perimet si brokoli, lakra, fasulet dhe thjerrëzat, bollguri dhe kuinoa etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat