Tashmë nuk përbën çudi, ja si gatuhet receta sallam çokollate

Ushqime

Tashmë nuk përbën çudi, ja si gatuhet receta sallam çokollate

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:08
Sallam çokollate

Një ëmbëlsirë e lehtë në përgatitje, por shumë e shijshme. Sallami i çokollatës është dhe mjaft praktik për t’u marrë si një mesvakt i mirë për fëmijët.

Përgatitja – 1 orë

Përbërësit për 4 persona:

50 gr biskota të thata

25 gr gjalpë

120 gr çokollatë me lajthi

10 gr fistikë

10 gr stika pishe

10 gr bajame të qëruara të ëmbla

Sheqer pluhur për zbukurim (sipas nevojës)

Përgatitja:

Thërrmoni në copa të mëdha në një tenxhere biskotat e thata dhe shtoni aty lajthitë e pjekura, fistikët,  stikat e pishës dhe bajamet e qëruara. Përziejini të gjitha. Shkrini në një tenxhere çokollatën me lajthi, lerëni të ftohet dhe hidheni te përzierja e mësipërme, duke shtuar edhe gjalpin e zbutur. Lerëni përzierjen të forcohet aq sa mund ta punoni. Përziejini mirë dhe jepini formën e një cilindri në një sipërfaqe gatimi të pudrosur me sheqer pluhur. Kalojeni sallamin e çokollatës në sheqer pluhur dhe mbështilleni me letër furre, duke e lidhur me një spango kuzhine për të imituar një sallam të vërtetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat