Ushqimet për një lëkurë të shndritshme

Ushqime

Ushqimet për një lëkurë të shndritshme

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Shprehja e moçme, “Ju jeni çfarë hani”, është plotësisht e vërtetë.

Çdo gjë që ju fusni në organizmin tuaj, reflektohet në një mënyrë apo tjetrën.

E që të kuptoni se cilat ushqime duhet t’i përdorni që të keni një lëkurë të butë dhe të shndritshme, hidhni një sy listës me poshtë.

Ushqimet e fermentuara

Janë të pasura me minerale natyrale, të cilët e ushqejnë lëkurën nga brenda.

Perime ngjyrë të gjelbër të mbyllët

Këto perime janë të pasura me sulfur që ndihmojnë detoksifikimin e lëkurës, dhe i japin një shkëlqim të dukshëm.

Boronicat dhe shega

Janë ushqime anti-oksidante dhe anti-inflamatore, mirëpo ajo çka është më e rëndësishme është që kanë përbërës të cilët mbështesin prodhimin e kolagjenit.

Salmoni apo farat chia

Në të vërtet këtu hyjnë të gjitha ushqimet që janë të pasura me Omega 3. Këto zbusin lëkurën dhe e pastrojnë nga brenda.

Ushqimet që kanë vitaminën A

Këto ushqime siç janë karotat apo patatet e ëmbla rinovojnë lëkurën dhe mbështesin qarkullimin e qelizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat