Ushqimet më të mira për të forcuar muskujt tuaj

Ushqime

Ushqimet më të mira për të forcuar muskujt tuaj

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Shalqiri, papaja, bizelet, kosi pa yndyrë dhe kripa janë ushqimet më të mira që duhet t’i konsumoni në rast se dëshironi të keni muskuj të fortë dhe të bukur. Ja përse…

Ushqimet e pasura me proteina janë të domosdoshme për ata që merren me sport dhe mbi të gjitha për ata që dëshirojnë të formojnë muskuj të fortë dhe të bukur. Këtë herë po ju paraqesim pesë burime proteinash që jo të gjithë i njohin për efektin në fjalë. Ato sigurisht vijnë direkt nga nëna natyrë.

Shalqiri
Sipas një studimi të publikuar vitin e kaluar nga Universiteti i Kartagjenës në Spanjë, konsumimi i një fete shalqiri përpara aktivitetit fizik ndihmon në përmirësimin e performancës dhe reduktimin e dhembjeve pas trajnimit. Kjo frutë përmban substanca që përshpejtojnë asgjësimin e acidit laktik. Gjithashtu shalqiri, i përbërë kryesisht nga uji dhe sheqeri, është ideal.

Papaja
Një frutë tjetër e mrekullueshme për atletët është papaja. Ajo përmban një enzimë e cila e ndihmon organizmin për të absorbuar proteinat e nevojshme për fibrat muskulore. E njëjta enzimë është gjetur te kajsitë dhe te lëvozhga e portokallit.

Bizelet
Proteinat e bizeleve janë një bekim i vërtetë për muskujt tanë, sidomos nëse konsumohen përpara fillimit të trajnimit. Bizelet janë një burim i posaçëm energjie për t’u përdorur gjatë fazës së sforcimit, ndërkohë që në fund të trajnimit e ndihmojnë trupin të rikuperohet nga lodhja.

Kosi pa yndyrë
Një kavanoz përmban 20 gramë proteina dhe shumë pak karbohidrate. Kosi pa yndyrë është i pasur me kazein, apo me proteinën që trupi e asimilon shumë ngadalë, duke u lejuar kështu muskujve që ta “ruajnë” atë si një burim energjie në fazë pushimi. Ai është i këshillueshëm edhe si një vakt i vogël mes vakteve.

Kripa
Është një nga përbërësit më të adhurueshëm në botë dhe për këtë ajo mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin tonë dhe në veçanti për presionin e gjakut. Megjithatë, e përdorur në sasinë e duhur, kripa nxit transportin e lëngjeve në muskuj, një proces thelbësor në fazën e moderuar.

Mënyra të tjera për të forcuar muskujt

-Filloni të bëni stërvitje të rënda. Ngritjet e peshave do t’ju ndihmojnë të bëheni edhe më të fortë.

-Mundohuni të bëni lloje të ndryshme ushtrimesh për trupin tuaj, si për shembull aerobi dhe shumë teknika të tjera, të cilat sjellin elasticitet në trupin tuaj.

-Shmangni përdorimin e makinës, nëse është e mundur. Bëni sa më shumë lëvizje në këmbë. Kjo do t’ju ndihmojë të keni më shumë rezistencë dhe fleksibilitet në trupin tuaj.

-Ushtroni këmbët dhe krahët në mënyrë të veçantë. Krahët me anë të peshëngritjes dhe ushtrimeve të ndryshme rrotulluese. Por nuk duhen harruar dhe sportet e ndryshme si basketbolli, volejbolli etj. Ndërsa për këmbët mund të jenë të dobishme ushtrimet e aerobisë, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu për këmbët janë të vlefshme dhe lloje të tjera sportesh, si futbolli, noti etj.

-Bëni çdolloj ushtrimi, por me njëfarë rregullsie dhe ngadalësie. Mos u prini të bëni sa më shumë ushtime, pasi do të jetë një stërmundim për ju dhe diçka më se e pavlerë. Organizmi juaj mund të mos jetë në gjendje të përballojë këtë stërlodhje.

-Bëni pushime. Muskujt rriten teksa ju pushoni dhe jo kur jeni duke u ushtruar.

-Flini. Hormonet e trupit tuaj shtohen ndërkohë që ju flini. Dhe janë pikërisht këto hormone ato të cilat bëjnë të mundur rritjen e muskujve. Duhen të bëni patjetër 8 orë gjumë. Mosplotësimi i një orari të tillë mund t’ju sjellë çrregullime trupore.

-Pini sa më shumë ujë. Kjo gjë shmang dehidratimin dhe mban në formë muskujt. Pini mesatarisht dy gota ujë për çdo vakt ngrënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat