Ushqimet e pashëndetshme që përzgjedhin trajnerët e fitnesit

Ushqime

Ushqimet e pashëndetshme që përzgjedhin trajnerët e fitnesit

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:45
Ilustrim

Cilat janë ushqimet, të cilat të gjithë ekspertët e fitnesit dhe nutricionistët i miratojnë edhe pse ato nuk rekomandohen kur jemi në dietë?

Të jesh në dietë nuk do të thotë se duhet të kesh gjithmonë uri dhe të vraposh pas ushqimit.

Nëse është për t’iu besuar ekspertëve të fitnesit, poenta është për ushqime të shijshme sikurse janë kokoshkat, të cilat janë të njohura për atë se e largojnë urinë.

Në fakt, ushqime të caktuara kanë kombinim të mjaftueshëm të nutrientëve dhe shijes për të kontrolluar apetitin, por edhe kënaqin dëshirën për të ashtuquajturin ushqim “të keq”.

Kokoshkat

Ato përmbajnë fibra, të cilat na mbajnë me orë të tëra të ngopura pas konsumimit të tyre. Kokoshkat përmbajnë edhe kalori të pakta.

Sosi

Sosi ul apetitin dhe ndjenjën e urisë. Sosi djegës ngrit temperaturat trupore dhe me këtë djegim më shumë kalori dhe nuk ndiejmë uri.

Patatja

Patatet përmbajnë karbohidrate, por ato rekomandohet të konsumohen të ftohta, pasi që sa janë të nxehta ato përmbajnë më pak niseshte.

Çokollata- Çokollata e zezë përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme acidike dhe shumë pak sheqer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat