Kjo është arsyeja përse nuk duhet të hidhni poshtë lëvozhgën e hudhrës

Ushqime

Kjo është arsyeja përse nuk duhet të hidhni poshtë lëvozhgën e hudhrës

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Shumica nesh nuk e dimë që edhe lëvozhga e hudhrës mund të jetë gjithsesi e dobishme.

Lëvozhga e hudhrës është e pasur me fenilpropanoide, të cilat janë plot antioksidanse. Prandaj janë të shkëlqyeshme për imunitet dhe kanë cilësi antikancerogjene.

Shumica e ekspertëve pajtohen që lëvozhga ka më shumë materie të dobishme se edhe vetë hudhra.

Është e pasur me flavonole specifike, të cilat ulin shtypjen e gjakut dhe pengojnë grumbullimin në arterie.

Përmbajnë plot fibra. Të gjithë këta përbërës janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës, për problemet me tretjen dhe për uljen e kolesterinës.

Me rastin e përdorimit të lëvozhgës së hudhrës kujdesuni që ajo të jetë organike, sepse në të kundërtën do të fusni në ushqimin tuaj pesticide.

Përdorimi:

Lëvozhga e hudhrës mund të përdoret edhe për supë. Thjesht, qiteni në të gjithë përbërësit për supë dhe zieni. Hiqeni gjatë kullimit.

Hudhra mund të përdoret edhe për çaj, ashtu që lëvozhgën e hudhrës ta qitni në ujë të ngrohtë. Prisni që të qëndrojë disa minuta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat