Zbulohet vakti më i shëndetshëm në botë

Ushqime

Zbulohet vakti më i shëndetshëm në botë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:00
ilustrim

Një antipastë me bazë peshk dhe drithëra, një pjatë e vetme me mish, perime, bishtaja dhe në fund, një ëmbëlsirë me bazë kosi dhe fruta të thata. Ky është vakti i përkryer, të paktën sipas studimit të institutit britanik, ‘Leather Head Food’, i cili merret pikërisht me studimin e ushqimit dhe përbërësve të tij, në mënyrë që t’u vijë në ndihmë ndërmarrjeve që prodhojnë produkte të ndryshme ushqimore.

“Leather Head Food” pas analizimit të mbi 4 mijë punëve kërkimore apo fushatave publicitare mbi shumëllojshmërinë e ushqimeve dhe pasojat e tyre në organizëm, duke ndërthurur të dhënat e shumta të vjela në rrugë të ndryshme, vendosën të ‘stilonin’ menunë perfekte sa i përket përbërësve ushqimorë. Duke u nisur nga prania e vitaminave, proteinave, përbërësve dhe substancave që ushqejnë zemrën, ndihmojnë qarkullimin e gjakut, përbërësit që luftojnë kolesterolin etj., ata realizuan një matje thuajse matematikore të të gjithë përbërësve ushqimorë të shëndetshëm dhe të dobishëm për organizmin. Rezultati i punës së tyre ishte pjata më e shëndetshme e botës.

Sipas studiuesve britanikë që kanë ‘hartuar’ menunë, çdo ingredient i pranishëm në të ka një qëllim të caktuar: peshku, i pasur me Omega 3 për të mbajtur nën kontroll kolesterolin; drithërat për acidin folik, i dobishëm për trurin; proteinat e mishit për masën muskulare të trupit e deri të frutat e thata që kanë në përbërjen e tyre acidin pantotenik, i cili ndihmon në reduktimin e stresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat