Portokalli në shërbim të shëndetit tuaj

Ushqime

Portokalli në shërbim të shëndetit tuaj

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:05
Ilustrim

Portokalli është fryt i agrumeve të formës së rrumbullakët. Shija e portokallit mund të jetë e ëmbël, e hidhur, në varësi të llojit.

Gjithashtu trashësia e kores së jashtme dhe pjesa e brendshme janë gjithashtu të ndryshme. Në të njëjtën familje hyjnë mandarina, klementina, portokalli i kuq dhe shumë të tjera.

Portokajtë  janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe flavonoideve. Një portokall (130g) përmban pothuajse 100% të konsumit të rekomanduar ditor të vitaminës C.

Portokalli është një burim i mirë i fibrave, vitaminave A, B, aminoacideve, beta karoten, kaliumit, acidit folik, kalciumit, zinkut, hekurit, manganit, fosforit dhe natriumit.

Ai përmban mbi 60 flavonoide të ndryshme, shumë prej të cilave kanë veti antiinflamatore, antikancer dhe antioksidues. Këto komponime parandalojnë  mpiksjen e gjakut.

Kombinimi i antioksiduesve dhe flavonoideve e bëjnë portokallin një nga frutat më të shëndetshme.

Arteroskleroza

Marrja e rregullt e vitaminës C zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e arterieve.

Kanceri

Portokalli përmban një përbërje të quajtur liminoid dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri i gojës, lëkurës, mushkërive, gjirit, stomakut dhe zorrës së trashë. Vitamina C, e cila gjendet në portokall, ka efekt të fortë antioksidues, i cili redukton nivelin e radikaleve të lira në trup.

Kolesterina

Nën lëvozhgën e portokallit është sinofrina, një përbërës që redukton prodhimin e kolesterinës në mëlçi, ndërsa antioksiduesit gjithashtu ulin nivelin e kolesterinës së keqe në gjak.

Kapsllëku

Portokalli ka një efekt alkaline dhe stimulon sistemin e tretjes dhe ju liron nga kapsllëku.    

Sperma

Një portokall në ditë mund ta mbajë spermën të shëndetshme. Vitamina C parandalon dëmtimin gjenetik të spermës që mund të shkaktojë defekte të lindjes te foshnjat.

Zemra

Flavonoidet dhe vitamina C mbrojnë shëndetin dhe sistemin kardiovaskular, dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tensioni i lartë

Studimet kanë dëshmuar se portokalli ndikon edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Imuniteti

Vitamina C inkurajon qelizat e bardha të gjakut që të luftojnë kundër infeksioneve dhe në mënyrë natyrale forcojnë sistemin imunitar.

Gurët në veshka

Konsumimi i përditshëm i lëngut nga portokalli ulin dukshëm rrezikun nga krijimi i gurëve të veshkave.

Lëkura

Antioksiduesit mbrojnë lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën dhe plakjen e parakohshme.

Ulcera në lukth

Vitamina C ul rrezikun nga krijimi i ulcerës dhe kancerit në lukth.

Infeksionet virusale

Shumë polifenole do të mbrojnë trupin nga fillimi i infeksioneve të ndryshme virale.

Nuk ka dyshim se portokajtë kanë shumë përfitime shëndetësore, por mos harroni se ju duhet të hani ata në sasi të moderuar. Konsumi i tepërt i çdo agrumi mund të zvogëlojë efektin e kalciumit dhe të shkaktojë prishjen e kockave dhe dhëmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat