Mëngjeset e shpejta, ide të shëndetshme

Ushqime

Mëngjeset e shpejta, ide të shëndetshme

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Mëngjeset e shpejta e gjithmonë një gjë të ëmbël për të ngrënë nuk është e shëndetshme për një ditë të ngarkuar që na pret. E këtë nuk e bëjmë vetëm ditët kur nuk kemi kohë, por na është bërë zakon.

Por nuk bëjmë aspak mirë që mëngjesin e shpenzojmë duke ngrërë sheqer, e që na bën të ndjemi sërish të uritur vetëm një orë e gjysë pasi kemi ngrënë. Ka shumë mëngjese të tjerë që janë më të lehtë për tu përgatitur e shumë më shumë të shëndetshëm.

Ja disa ide:

Gjalp kikiriku dhe banane: provoni këtë superushqim dhe do ta ndjeni menjëherë diferencën në rupin tuaj. Ky ushqim mbanë  gjashtë herë më shumë kalcium se qumështi duke ju siguruar energji për disa orë të mira.

Smoothie me fruta pylli dhe kos: kjo është një pije magjike të cilën mund ta përgatisni në shumë pak sekonda. Merrni frutat kalojini në një blender, e pasi ti keni copëtuar hidhini kosin të cilin mund ta holloni edhe me pak ujë nëse dëshironi. Në këtë mënyrë do të përfitoni këtë pije të mrekullueshme të cilën mund ta konsumoni edhe rrugës duke shkuar në punë për ditët kur jeni me vonesë.

Sanduiç me avokado dhe vezë: ndonjëherë thjeshtë është më mirë. Merrni dy feta bukë dhe i lyeni me avokadon të cilën duhet ta keni kaluar më parë në blender. Në fetat e bukës vendosni më pas nga një vezë të zier. Kështu do të keni një tost perfekt e të shëndetshëm.

Cup cake me vezë: ky është një cup cake pa sheqer. Merrni vezët përziejni me spinaq proshutë dhe djathë. Më pas futini në format e up cake, e piqni për 15 deri në 20 minuta. Thjesht dhe shpejt! Një ushqim i përsosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat