Ushqime plot yndyrë, por që nuk do t’ju shëndoshin

Ushqime

Ushqime plot yndyrë, por që nuk do t’ju shëndoshin

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 06:38
Ilustrim

Gjithmonë lexojmë vërdallë se yndyrat janë të dëmshme për shëndetin dhe gjithashtu ato depozitojnë dhjam çka shton menjëherë kilet në trup. Por ka ardhur momenti të ndryshojmë mendje për disa nga produktet yndyrore sepse sipas dietologëve janë disa prej tyre të cilat ju mund t’i konsumoni përgjatë gjithë ditës e sërish nuk do të shtoni në peshë.

Drejtuesi i studimit, Lea Basch, ka përgatitur një listë të tërë për këto produkte të cilat bazë kanë yndyrën por juve nuk do t’ju shëndoshin:

Vaji i kokosit

Vaji i përfituar nga gjalpi BIO

Vaji i algës

Arrat

Fara lini

Vaji i përfituar nga avokado

Vaji i ullirit

Lajthitë

Kjo sigurisht nuk do të thotë se patatet e skuqura të përgatitura në vaj ulliri nuk do t’ju shtojnë kaloritë sepse janë patatet ato që kontribuojnë në shtimin e kalorive, ndaj kini kujdes me përdorimin e tyre duke qenë se në përgjithësi bëhet fjalë për vajra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat