Receta tradicionale e byrekut të kripur me kungull - Bota Sot
Receta tradicionale e byrekut të kripur me kungull

Ushqime

E hënë, 18 qershor 2018

Receta tradicionale e byrekut të kripur me kungull

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 11:47
Receta tradicionale e byrekut të kripur me kungull

uArgëtohuni e shijoni vjeshtën me dekorimet me kungull, shtëpia do të rrezatojë ngrohtësi në çdo cep të saj, por me kungull mund të realizojmë edhe receta të thjeshta, të shijshme dhe të ushqyeshme. Më poshtë do të gjeni 1 prej tyre.

Byrek me kungull

PËR 4-6 PERSONA; 1 pako peta të gatshme, 500g kungull i verdhë, 300ml qumësht, 3 vezë, 50g gjalpë, kripë, piper i zi.

Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fillojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund.

Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë me 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test