Shkencëtarët rusë rritin pataten rezistuese ndaj të ftohtit - Bota Sot
Shkencëtarët rusë rritin pataten rezistuese ndaj të ftohtit

Ushqime

E martë, 18 shtator 2018

Shkencëtarët rusë rritin pataten rezistuese ndaj të ftohtit

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Autoritetet në gadishullin rus Jamal do të organizojnë vitin e ardhshëm kërkimet për llojet e reja të patateve, të cilat do të mund të rriten në kushte të veriut të ftohtë.

Ministria për shkencë dhe inovacion do të kryejë studimet së bashku me ekspertët në stacionin e Jamal.

Rajoni Jamal edhe më herët ka mbështetur eksperimentet për rritjen e perimeve, bimëve dhe pemëve rezistuese ndaj acarit.

Vitin e kaluar studiuesit nisën eksperimentin për rritjen e dredhëzës dhe manaferrave në kushtet atmosferike të veriut dhe ky projekt solli shumë vende të reja pune për njerëzit që jetojnë në fshatra dhe kontribuoi në shumëllojshmërinë e ushqimit në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test