Ushqimi nga mikrovala është i sigurt, por ka më pak vitamina - Bota Sot
Ushqimi nga mikrovala është i sigurt, por ka më pak vitamina

Ushqime

E enjte, 21 qershor 2018

Ushqimi nga mikrovala është i sigurt, por ka më pak vitamina

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 21:01
Ilustrim

Furra me mikrovalë lejon që ushqimi nga frigorifer të shkrihet ose nxehet brenda disa minutave dhe të jetë gati për t'u konsumuar, në sajë të rrezatimit të një frekuence prej 2.45 gigahertz. Ajo nuk i shton asgjë ushqimit, përveç ngrohjes.

"Mikrovalët janë të padëmshme për shëndetin", thotë Margret Morlo, ekspert i ushqimit, ndërsa këtë e konfirmon edhe Ina Steles nga Agjencia gjermane për mbrojtjen nga rrezatimi. 

Teorikisht, mund të mbështetesh vetëm në mikrovalë për të ngrohur çdo pije dhe ushqim çdo ditë. Por ka përjashtime. Për shembull, në dietë, ne kemi nevojë për fruta dhe perime të freskëta, kështu që nëse mendoni se ato mund të ngrihen dhe pastaj të shkrihen në mikrovalë duke mbajtur të gjitha vitaminat – atëherë gaboheni. 

"Shumë vitamina janë të ndjeshme ndaj temperaturës", thotë Margret Morlo. Temperatura, drita dhe oksigjeni pakësojnë përmbajtjen e vitaminave. Humbja maksimale e vitaminës është nga 40 deri 80 për qind, dhe folati dhe vitamina C mund të shkatërrohen plotësisht nga ngrohja. 

"Valët elektromagnetike shkaktojnë lëkundje të mëdha, veçanërisht në molekulat e ujit", thotë Margret Morlo.

“Këto lëkundje prodhojnë nxehtësi, kështu që ushqimet me një përqindje më të lartë të ujit bëhen më të nxehta se ushqimet e thata”, shton ajo.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test