3 kombinime popullore të ushqimeve që na shkatërrojnë shëndetin, por nuk u rezistojmë dot - Bota Sot
3 kombinime popullore të ushqimeve që na shkatërrojnë shëndetin, por nuk u rezistojmë dot

Ushqime

E enjte, 18 tetor 2018

3 kombinime popullore të ushqimeve që na shkatërrojnë shëndetin, por nuk u rezistojmë dot

Më: 2 janar 2018 Në ora: 06:48
ilustrim

Studimet e fundit të dietologëve kanë treguar që disa nga kombinimet e shpeshta të ushqimeve mund të jenë të dëmshme për shëndetin madje t’ju bëjnë të ndiheni sëmurë dhe të shfaqin probleme me aparatin tretës.

Njihuni me këto kombinime që duhet t’i shmangni.

Patate + Mish

Kush mund t’i rezistojë një kombinimi të tillë aq të shijshëm? Fatkeqësisht konsiderohet ushqim i rëndë. Niseshteja e patateve së bashku me proteinat e mishit mund të sjellin problem me stomakun, rrahje të shpeshta të zemrës, gazra.

Birrë + kikirikë

Një ndër kombiminimet më popullore të shumë të rinjve dhe jo vetëm.Të gjithë dëshirojnë ta shoqërojnë birrën me kikirikë, gjatë një ndeshjeje sportive apo një daljeje mes miqsh.

Por ushqimet shumë të kripura jo vetëm që nuk janë të shëndetshme por edhe sjellin një dehidratim të trupit, dhe rrisin dëshirën për një gotë tjetër. Zgjidhja më e mirë është pranë pijeve alkoolike, të kemi edhe ujin.

Qumësht + banane

Ky kombinim është bërë i njohur për shkak të vlerave të mëdha ushqyese por edhe lehtësisë në përgatitje.

Por disa nga dietologët, rekomandojnë që frutat e ëmbla duhen konsumuar më vete, sepse qëndrojnë më gjatë në trupin e njeriut duke e ngadalësuar sistemin e tretjes. Kurse qumështi është më i shëndëtshëm kur konsumohet më vete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test