Vetitë e susamit

Ushqime

Vetitë e susamit

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:07
Susami

?Susami është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë.

I cili është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, vitaminaB1, vitamina B6 dhe riboflavina.

Vaji i susamit është treguar efikas te ulja e tensionit të gjakut. Shkencëtarët kanë konstatuar që përfshirja e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm ul tensionin sistolik dhe diastolik dhe redukton peroksidimin lipid. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e parakohshme.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat