Pse duhet të hani gjithmonë në të njëjtën orë - Bota Sot
Pse duhet të hani gjithmonë në të njëjtën orë

Ushqime

E martë, 19 qershor 2018

Pse duhet të hani gjithmonë në të njëjtën orë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 12:39
Ilustrim

Konsumi i ushqimit në të njëjtën orë ka një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, pikë së pari lufton harresën si dhe problemet me zemrën dhe gjumin.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i Universitetit të California, ku thuhet se nëse konsumohen vakte të rregullta në të njëjtën orë, përmirësohet funksioni i trurit dhe luftohet harresa.

Më konkretisht ushqyerja e rregullt në të njëjtën orë, lufton sëmundjen e Huntington (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjeneruese, e cila prek shumë njerëz, sidomos në Europë.

Ndjekja e një diete të shëndetshme sipas studimit, bazuar në vakte të rregullta dhe të konsumuara në të njëjtin orar, jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson avancimin e kësaj sëmundje, e cila është një lloj skleroze.

Studimi u zhvillua tek minjtë për tre muaj, ku pasi u ndoq një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, shëndeti i tyre u paraqit më i përmirësuar dhe truri gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test