Gatuani makarona me qumësht, dhe do provoni shijen e jetës - Bota Sot
Gatuani makarona me qumësht, dhe do provoni shijen e jetës

Ushqime

E shtunë, 20 janar 2018

Gatuani makarona me qumësht, dhe do provoni shijen e jetës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:55
Makarona me qumësht

Nëse ka një recetë makaronash që do t’ju shijojnë deri në fund, është pikërisht kjo me qumësht dhe djathë. Njihuni me mënyrën e saj të përgatitjes…

Përbërësit:

300 gr makarona

4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë gjelle majdanoz

450 ml lëng pule

225 ml qumësht

½ filxhan çaji djathë i grirë

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Përgatitja:

Shtoni hudhrat e copëtuara në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Hidhni qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës dhe përziejini mirë derisa gjalpi të shkrijë.

Hidhni makaronat, pak kripë dhe piper për shije dhe përziejini herë pas here. Gatuajini derisa të përthithin qumështin.

Në fund shtoni djathin dhe majdanozin e copëtuar, përziejini që të kombinohen plotësisht të gjithë përbërësit dhe janë gati për t’u shërbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test