Mjekët këshillojnë kujdes ndaj konsumimit të kastravecëve

Ushqime

Mjekët këshillojnë kujdes ndaj konsumimit të kastravecëve

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:15
Kastravecët

Kastraveci turshi i madhësisë mesatare përmban deri në 800 mg natrium. Natriumi i tepërt në ushqim krijon presion të madh në enët e gjakut.

Askush nuk mund t’u rezistojë turshive të dimrit, sidomos kastravecëve turshi.

Nga hulumtimet mjekësore del se konsumimi i kastravecave turshi rit presionin e gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit të zemrës.

Të rriturit nuk duhet të marrin më shumë se 2,4 gramë natrium në ditë, prandaj vetëm 3 kastravecë të vegjël në ditë mund të jenë shkaktarë për ritjen e presionit të gjakut.

Shtypja e lartë e gjakut është shkaktar për sulmin në zemër, problemet me veshkat dhe demencian vaskulare, ndaj nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut, është me rëndësi ta reduktoni këtë ushqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat