Ushqimet që luftojnë diabetin

Ushqime

Ushqimet që luftojnë diabetin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Diabeti është një sëmundje kronike ku niveli i sheqerit në gjak rritet.

Përveç terapisë me ilaçe, një dietë diabetike rekomandohet nga mjekët dhe nutricionistët. Por, çfarë përmban kjo? Cilat janë ushqimet e rekomanduara dhe ato që duhen shmangur?

Në përgjithësi, dieta më e mirë për të ndjekur në rastin e diabetit është zgjedhja e disa ushqimeve bimore që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak, të shoqëruar me aktivitet fizik (gjithmonë i rëndësishëm!).

Arra - Në përgjithësi, arrat janë një zgjedhje shumë e mirë! Çdo lloj arrë përmban një sasi të mirë yndyrnash të shëndetshëm. Këto yndyrna njihen për të përmirësuar kontrollin e sheqerit në gjak.

Çaji - Çaji është plot me antioksidantë. Shumica e mjekëve sugjerojnë që të pini çaj në baza natyroreditore, jeshil ose të zi, për sa kohë sa është rreptësisht çaj pa sheqer të shtuar.

Patate e ëmbël - Ne të gjithë e dimë se patatet e bardha nuk janë të mira për shëndetin. Por fatmirësisht, na është dhënë një patate që ka përfitime shëndetësore. Zvogëlon rezistencën e insulinës, ul kolesterolin dhe parandalon rritjen e sheqerit në gjak. Gjatë gjithë kohës, hani një patate të ëmbël!

Vaj ulliri - Vaji i ullirit është një nga burimet më të mira për të luftuar diabetin. Në Mesdhe, vaji i ullirit është një element kryesor që kontribuon në jetëgjatësi dhe në një mënyrë jetese të shëndetshme.

Tërshëra - Tërshëra ndihmon trupin tuaj të ngadalësojë shndërrimin e karbohidrateve në sheqer. Ajo është e ngarkuar me fibra!

Kanella - Një nga gjërat më të mira për kanellën është se është një zëvendësim i mirë i sheqerit te ëmbëlsirat. Studimet sugjerojnë se ajo mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat