Smothie me kivi për mëngjes

Ushqime

Smothie me kivi për mëngjes

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:08
Smothie me kivi

Kivit janë frutat e këtij sezoni, prandaj fare mirë mund ti shfrytëzoni për disa smoothie që do ju mbushin plot me energji që në mëngjes.

Përbërësit

2 kivi

½ e bananes

½ mollë jeshile

½ filxhani çaji me qumësht

2 lugë me mjaltë (ose sheqer sipas dëshirës)

3 kuba akulli

Përgatitja

Në një blender shtojmë bananen, qumështin dhe mjaltin. E rrahim mirë dhe më pas shtojmë kivit, mollën dhe 3 kubat e akullit. E përziejmë mirë për rreth 1 minutë dhe pija juaj e mëngjesit është gati!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat