Ushqeni fëmijët me vezë, iu ndihmon në zhvillimin e trurit

Ushqime

Ushqeni fëmijët me vezë, iu ndihmon në zhvillimin e trurit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Të ushqesh foshnjat me vezë, rrit zhvillimin  dhe funksionin e trurit të tyre.

Kështu thotë një studim i ri i realizuar në Universitetin e Washingtonit, ndërsa rezulton se vetëm një vezë në ditë për gjashtë muaj rrit ndjeshëm nivelet e të rinjve të kolinës ushqyese të cilat janë të përfshira në shëndetin e trurit.

Hulumtimet e mëparshme zbulojnë se vezët ushqejnë përmirësimin e rritjes së tyre dhe pengojnë rënien e imunitetit të tyre.

Më tej në hulumtim thihet se sikurse qumështi apo farat edhe vezët janë të dizajnuara për të mbështetur rritjen e hershme dhe zhvillimin e një organizmi dhe prandaj janë të dendura në përmbajtjen e lëndës ushqyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat