Spinaqi, ushqimi më i mirë në botë?

Ushqime

Spinaqi, ushqimi më i mirë në botë?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:35
Foto Ilustrim

Në imagjinatën kolektive spinaqi është i lidhur me Popei Marinarin, i cili sapo kollofit spinaq bëhet menjëherë më i fortë. Kjo ka ndikuar në krijimin e një miti, paksa të mbivlerësuar të rëndësisë së spinaqit në lidhje me përmbajtjen e lartë të hekurit. Pa diskutim që kjo bimë përmban një sasi të konsiderueshme të këtij minerali, krahasuar me perimet e tjera (2,9 dhe 3,4 mg për 100 gramë), por, për shembull thjerëzat përmbajnë më shumë (9 mg për 100 gramë). Përvec kësaj, hekuri që përmban spinaqi nuk është shumë i lehtë për t’u asimiluar nga organizmi, ndryshe nga hekuri që përban mishi. Megjithate, sipas disave, mund të mjaftojë t’i hedhim lëng limoni spinaqit të gatuar, për ta bërë hekurin të asimisueshëm.

Spinaqi është një bimë me origjinë nga Azia, me shumë mundësi nga Persia. Mes varietete të spinaqit janë Gjigandi i Dimrit, i cili mbillet zakonisht në dimër dhe Matador, tipik pranveror, port e gjitha kane vlera shume pozitive per organizmin. Sipas një studimi të kohëve të fundit, spinaqi glikoglicerolipidet që përmban spinaqi mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shtresës së brendshmë të traktit digjestiv nga dëmtimet – sidomos dëmet që lidhen me inflamacionet. Përvec kësaj, kjo bimë përmban kripëra minerale dhe shumë vitamina, si: magnez, kalium, fosfor, bakër e kalcium dhe në kuzhinë është shumë i kombinueshëm në shumë receta e gatime.

Spinaqi në kuzhinë

Gjethet e spinaqit mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara, vetëm ose në sallatë me përbërës të tjerë, të zierë, në avull, të tiganisur, mund të shoqërojnë rizoton dhe makaronat, për të përdoren për mbushje, etj. Recetat janë të pafundme, mjaton të kesh fantazi. Kur konsumohen të gjalla, zgjidhen gjethet më të njoma, ndërsa mjafton të gatuhen me një vezë dhe ja ku u bë një pjatë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme. Spinaqi shkon shumë edhe me të gjitha llojet e djathrave, mund të gatuhen si mbushje për mishin (involtini), për të shoqëruar peshkun dhe frutat e detit, për byrek të llojeve te ndryshëm etj.

 Një recetë e thjeshtë, si shoqëruese: Zieni fetat e kungullit, kullojini, rregullojini me kripë dhe lëng limoni. Zieni edhe gjethet e spinaqit dhe bashkojini me kungujt. Hidhini vaj ulliri. Zbukurojini me lëkurën e limonit.

Të mirat për shëndetin

Shumë vitamina, shumë minerale, klorofil me bollëk, që garantojnë vlera antioksidante, depurative dhe laksative. Por ka edhe një anë negative, acidin oksalik, që i bën një pjesë të mirë të përbërësve të spinaqit (mbi të gjitha hekurin dhe kalciumin) pak të asimilueshëm nga organizmi. Gjithashtu nuk këshillohet për ata që vuajnë nga gurët në veshka, apo atyre që u nevojitet të marrin kalcium për shkak të osteoporozës apo ndonjë frakture. Por, në fakt, nëse i shtojmë ca pika lëng limoni spinaqit të gatuar këto elemente mund të jenë më të lehtë për t’u asimiluar. Për më tepër që klorofili ndihmon në metabolizimin e kalciumit dhe hekurit.

Ka veprim antioksidant, që ndihmon në shëndetin e mirë të organizmit në përgjithësi dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare, falë vitanisës B dhe C, acidit folik, karotenoidit, klorofilës dhe luteinës. Luteina ndihmon vecanërisht shikimin. Celuloza ndihmon si laksativ: në përgjithësi spinaqi ka një efekt të lehtë laksativ dhe depurativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat