Nuk keni ngrënë shëndetshëm? Ja zgjidhja!

Ushqime

Nuk keni ngrënë shëndetshëm? Ja zgjidhja!

Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Hulumtimet e reja nga UCLA zbuluan se ushqimet e pasura me DHA, një acid yndyror omega-3, mund të përmbysin disa nga dëmtimet që shkakton fruktoza.

Këtu janë katër ushqime që ju ndihmojnë për të rikuperuar një ditë, ku nuk jeni ushqyer shëndetshëm:

Salmoni

Përmirëson të mësuarit dhe kujtesën, dhe shëron indin e trurit “të plagosur” nga fruktoza. Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i selenit dhe vitaminës D.

Farat Chia

Kur ndiheni jo mirë pas një dite të keqe, farat Chia janë miku juaj. Janë të ngarkuara me fibra, e cila ndihmon në ushqimin e baktereve të zorrëve dhe ndihmon në humbje peshe. Plus, kjo fibër gjithashtu ndihmon zbrazjen e të gjitha toksinave që keni konsumuar. Ato sigurojnë kalcium, proteina dhe lignanë, një antioksidant i fuqishëm. Plus, ato nuk marrin kohë për t’u përgatitur.

Arra

Vetëm ¼ filxhanit me arra ofrojnë 133% të përmbajtjes suaj omega-3 të rekomanduar. Dhe një studim i vitit 2015 nga Yale sugjeron se ngrënia e tyre mund të çojë në zgjedhje më të mençura ushqimore

Aloe vera

”Është gjëja e parë që unë rekomandoj tek klientët e mi që të kthehen në rrugën e duhur pas një kequshqyerje”, thotë Nikki Ostrower, themelues i NAO Nutrition në New York City. Është një “central” ushqyes, i mbushur me vitamina, minerale dhe aminoacide, shkruan bota.al. Ajo gjithashtu mund të rrisë bakteret e shëndetshme në zorrë që ndihmojnë në tretje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat