Peshku ushqimi më i mirë për tru dhe koncentrim

Ushqime

Peshku ushqimi më i mirë për tru dhe koncentrim

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:23

Ushqimi i kombinuar dhe i zgjedhur me mend mund të zvogëlojë plakjen e trurit, të ndikojë në motivim, disponim dhe mundësi për ta përballuar stresin.Kur mendojmë për ushqimin e shëndoshë, zakonisht e kemi ndërmend veprimin e tij në trup dhe linjë.Por çfarë është me ushqimin për tru i cili mundëson funksionimin e tij, mbajtjen e koncentrimit dhe zgjuarsisë.

Ushqimi i kombinuar dhe i zgjedhur me mend mund të zvogëlojë plakjen e trurit, të ndikojë në motivim, disponim dhe mundësi për ta përballuar stresin.Ja disa këshilla për ushqimin i cili është i mirë për tru dhe nxitë funksionalitetin e qelizave mendore dhe aftësinë e koncentrimit.

PESHKU

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin.

Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për tru, sepse është i pasur me omega 3 acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvilllimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga demenca, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmisimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardinet e peshku i kaltërt, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë koncentrimin dhe rrisin zgjuarsinë.

Hulumtimet tek kafshët kanë treguar që boronica ndihmon në mbrojtjen e trurit dhe zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve lidhur me pleqërinë sikurse demenca dhe Alzhajmeri. Hulumtimet kanë zbuluar se boronica rrit kapacitetin e memories dhe aftësisë motorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat