Njihuni me vetitë kurative të kumbullave

Ushqime

Njihuni me vetitë kurative të kumbullave

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:06

Kumbullat jeshile janë një frut me origjinë turke, që njihet si Janerik (kumbulla e shpirtit), dhe janë fruta të rekomanduara sidomos për njerëzit në dietë, sepse kanë pak kalori (46 kalori në 100 g kumbulla) dhe nuk kanë yndyrë. Po ashtu, janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Dietologët këshillojnë t’i hani kumbullat në çdo kohë, por sidomos pas një vakti të rëndë, si dreka, sepse janë shumë të mira për aparatin tretës.

Ky është fruti që duhet të konsumoni për të lehtësuar dhimbjet e lindjes

Vitamina A dhe beta karotene që gjenden me shumicë në kumbullat jeshile ndihmon për shikimin, por edhe për lëkurën e pastër.

Ky lloj fruti është i pasur edhe me vitaminën B dhe B-6, të cilat ndihmojnë metabolizmin me karbohidrate dhe proteina. Edhe vitamina K është e pranishme tek kumbullat jeshile. Siç dihet, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe lufton alzheimerin.

Kumbullat jeshile luftojnë edhe aneminë, janë freskuese shumë të mira dhe pastrojnë mëlçinë, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë sëmundjet e zorrëve.

Kanë një sërë lëndësh ushqyese dhe përmbajnë 8-20 % sheqer natyral, acide dhe pektinë, përmbajnë kalcium, magnez, kalium dhe hekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat