Si llogariten kaloritë në ushqime?

Ushqime

Si llogariten kaloritë në ushqime?

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:29

Kaloritë janë matëse të sasisë së energjisë që përmban ushqimi, dhe luajnë një rol kyç në shkencën e ushqimit. Në fundin e shekullit 19, shkencëtarët nisën punën e mundimshme të matjes së kalorive të ushqimit duke e djegur atë në një kontenier të mbyllur dhe matur nxehtësinë që çlirohej.

Ndërkohë që studionin rezultatet, u shfaq një rregull: për nga pesha, dhjami përmban nëntë kalori për gram, pothuaj sa dyfishi i proteinave apo karbohidrateve. Kjo çoi në të ashtuquajturin sistem Etuotër për llogaritjen e kalorive në ushqim, pa testime laboratorike: gjej pjesën e dhjamit, proteinave dhe karbohidrateve që përmban, dhe shumëzoje me faktorin Etuotër, dhe do të gjesh kaloritë në secilin përbërës. Por ndërkohë që është mënyrë e shpejtë dhe e lirë, ka shqetësim se sistemi Etuotër nuk llogarit mënyrën se si trupi i përdor kaloritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat