Ushqimet që ndihmojnë në formimin e muskujve

Ushqime

Ushqimet që ndihmojnë në formimin e muskujve

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Suksesi në formimin e muskujve varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyra e ushtrimit. Sa më shpejtë të bëni pjesë të dietës suaj ushqimet e mëposhtme, aq më shpejt do të formoni muskujt.

Gjoksi i pulës: Për çdo 100 gramë gjoks pule, hyjnë 30 gramë proteina dhe yndyra minimale. Gjokset e pulës nuk janë shumë të shtrenjta, lehtësisht gatuhen dhe mund të konsumohen së bashku me ushqimet e tjera.

Spinaqi: Duket se “Popeye” nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008, tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.

Vezët: Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.

Salmoni: Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve.

Uji: Dihet se uji nuk është ushqim, por duhet përmendur, sepse hidratimi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e muskujve. Uji përbën 70 për qind të peshës trupore dhe 75 për qind të masës muskulore. Në qoftë se muskujt tuaj hidratohen, do të jenë më të fortë, më energjik dhe do të keni tretje më të mirë. Konsumoni gjatë ditës, 20 ml ujë për çdo kilogram të peshës trupore.

Brokoli: Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje, sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat