Mrekullia e dy vezëve në ditë - Bota Sot
Mrekullia e dy vezëve në ditë

Ushqime

E hënë, 24 shtator 2018

Mrekullia e dy vezëve në ditë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 17:18

Të ziera, të pjekura, apo të skuqura veza duhet të ekzistojë patjetër në pjatën tonë. Teksa shumë njerëz stepen për ta konsumuar për shkak të kolesterolit, ekspertët thonë se kolesteroli i tyre “nuk është i keq për shëndetin”.

Çfarë përfitimesh ka trupi nëse hani dy vezë në ditë, që nga lëkura, thonjtë e deri tek forcimi i sistemit imunitar.

Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina të redukton urinë, duke marrë më pak kalori gjatë ditës. Vezët kanë gjithashtu shumë proteina dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm

Veza përmban një sasi të madhe vitaminë B, përfshi B12, B5, Biotin, tiamin dhe riboflavin, që ju ndihgmon të mbani trupin shëndetshëm, me një lëkurë elastike kundër dëmtimeve të radikaleve të lira.

Forcon kujtesën

Vezët përmbajnë një lloj të veçantë vitamine që quhet choline, e cila është vështirë të gjendet në ushqimet e tjera. Ajo mban të shëndetshme membranat qelizore dhe siguron një funksionim të mirë të trurit dhe kujtesës. Sipas një studimi të shkencëtarëve të Cornell University, suplementi i choline gjatë shtatzënisë siguron funksionim më të mirë të trurit dhe reagim më të shpejtë tek fëmijët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test