Këto janë disa nga ushqimet që ju dobësojnë dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht

Ushqime

Këto janë disa nga ushqimet që ju dobësojnë dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 09:09
Ilustrim

Vera erdhi dhe shumë nga ne nuk ndihet akoma gati për të veshur rrobat e banjos, kjo sepse ende na kanë mbetur kilogramët e tepërta të marra nga dimri. Nga ankthi për tu rikthyer në formë para se të marrim pushimet shumë nga ju i janë përveshur ushtrimeve të vështira fizike apo palestrave,

Dietologë të ndryshëm sugjerojnë se përveç ushtrimeve fizike t’i kushtoni një vëmendje edhe formës se si ushqeheni. Sipas tyre mirëushqyerja është e rëndësishme dhe sigurisht ku rrini pa ngrënë, mendja të rri tek ushqimi.

Por “Health” ka disa sugjerime në lidhej se si të ushqeheni me disa ushqime që ju dobësojë, por ju mbajën të ngopur njëkohësisht.

Peshku dhe mishi

Sipas Duff, ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’iu ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.

Kosi dhe gjiza

Kosi dhe gjiza janë zgjedhja perfekte për në mëngjes.  Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.

Tërshërë

Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes, që do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.

Perimet

Siguroni që të kombinoni perimet gjithmonë me pjatën kryesore. Jo vetëm që do të ushqeheni shëndetshëm, por nuk do të keni nevojë të konsumoni ushqim shumë shpesh.

Supa

Sipas Duff, një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.

Patate të ziera

Më në fund, patatet e ziera do të kenë një impakt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidratet e tjera. Pra Duff tregon nëse me një kroasant nuk do të keni uri për momentin, me një patate të zier, nuk do të keni uri gjithë ditën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat