Zbuloni menjëherë cilat janë ushqimet që shkaktojnë kancer!

Ushqime

Zbuloni menjëherë cilat janë ushqimet që shkaktojnë kancer!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:51
Ilustrim

Kanceri quhet ndryshe ‘sëmundja e shekullit’ për shkak të numrit shumë të lartë të pacientëve që po diagnostikohen me këtë sëmundje.

Pavarësisht se nuk është gjendur shkaktari kryesor i kancerit, studimet e shumta shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, rreth një e treta e të gjithë kancereve është shkaktuar nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin.

Ja çfarë duhet të shmangni për t’i thënë ‘JO’ kancerit!

Peshku i konservuar: sipas hulumtimeve thuhet se peshku i konservuar përmban rreth 16 herë më shumë qeliza kancerogjene se peshku i egër.

Vajrat e hidrogjenuara: disa vajra të caktuara si vaji i sojës apo vajra të tjera bimore që janë të hidrogjenuara, rrezikojnë deri në 25% shfaqjen e qelizave kancerogjene. Në vend të tyre këshillohet të përdoret vaj ulliri ekstra i virgjër.

Kokoshkat e bëra në mikrovalë: mikrovala ka rreze kancerogjene. Kokoshkat e bëra me vaj në mikrovalë rrezikojnë të shkaktojnë lloje të ndryshme kanceri.

Sheqeri i përpunuar: sheqeri është shumë ‘problematik’ sepse nëse konsumohet në masë, shkakton varësi si droga dhe ushqen qelizat kancerogjene të gjirit dhe llojeve të tjera të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat