Ja çfarë duhet të hani pas Ramazanit

Ushqime

Ja çfarë duhet të hani pas Ramazanit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Pas 30 ditëve ushqim të programuar, të gjithë myslimanët janë gati për t’u ulur në tryezën e madhe të Bajramit dhe për të shijuar gjithçka. Megjithatë, mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën ushqimin menjëherë pas Ramazanit.

Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa Kasapo?lu, paralajmëroi se konsumi i tepërt i ushqimit pas Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.

“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. Kasapo?lu.

Për të lehtësuar këtë tranzicion, ekspertët këshillojnë të hani nga pak, por çdo tri orë. Gjithashtu, konsumi i ujit duhet të rritet, ndërsa konsumi i kafes dhe çajit duhet reduktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat