Patate krokante të pjekura; Një ide fantastike. Do t’i kërkojnë prapë

Ushqime

Patate krokante të pjekura; Një ide fantastike. Do t’i kërkojnë prapë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 08:16
Patate krokante të pjekura

Kjo recetë është e thjeshtë, por nuk është ajo që jemi mësuar zakonisht. Do të kërkojnë të gjithë që ta bësh prapë.

A ka shoqërues më të mirë për mishin e zgarës në fundjavë? Lëre mënjanë recetën tradicionale dhe provo këtë gjë! Janë shumë më të mira se patatet e zhytura në vaj. Nëse dëshiron mund t’i shtosh edhe qepë, proshutë dhe djathë.

Përbërësit:

8 patate mesatare
3 lugë vaj ulliri
Kripë
3 tufa majdanoz
2 thelpinj hudhër
Piper

Parapërgatitja: 10 minuta

Përgatitja: 50 minuta

Përgatitja:

Merri patatet, laji dhe priti në feta shumë të holla, rreth 2 milimetra. Vendosi fetat e patates në një tavë rrethore të lyer më parë me gjalpë. Përziej vajin e ullirin, me hudhrën e shtypur, kripën, piperin dhe majdanozin. Mundohu të shtosh këtë përzierje mbi të gjitha fetat e patateve.

Vendose tavën në furrën e parangrohur në 200 gradë dhe piqi deri sa të marrin një ngjyrë të kuqe dhe të bëhen krokante. Rreth 45-50 minuta. Nëse marrin ngjyrë shumë shpejt, atëherë vendosi letër alumini sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat