Recetë/Si të përgatisim akullore për fëmijë në shtëpi

Ushqime

Recetë/Si të përgatisim akullore për fëmijë në shtëpi

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:40
Ilustrim

Gatimi në shtëpi nuk ka kurrë kohë të caktuar, janë vetë amvisat që i përshtaten kërkesave të familjes sipas dëshirave. E kur flitet për dëshira, nuk mund të mungojnë ato të fëmijëve për akullore. Epo vëmendje, pushim jemi sot, si të bëjmë një akullore speciale për fëmijë.

Koha e përgatitjes: 5 minuta + kohën e ngrirjes

Përbërësit:

1 banane e qëruar

5 luleshtrydhe

1 avokado

1/3 gotë qumësht kokosi

1 lugë vaj kokosi

1 lugë ekstrakt vaniljeje

Përgatitja:

Kaloni të gjithë përbërësit në blender dhe i bëni pure. Më pas  vendoseni përbërjen në enë të vogla dhe futeni në ngrirje për 1 orë. Pas një ore hiqeni nga ngrirja dhe lëreni të pushojë për pak minuta, më pas vendoseni përsëri në ngrirje dhe përsëriteni proçesin derisa akullorja të marrë dendësinë e dëshiruar.

Një variant tjetër është edhe në rastin kur akullores mund t’i shtoni frutat sipas dëshirës, por nëse vogelushi juaj nuk i ka provuar më parë apo është alergjik ndaj luleshtrydheve ju mund të bëni versionin vetëm me banana.

Akullore me banane

Përbërësit:

1 banane e ngrirë

1 lugë pluhur kakaoje

Përgatitja:

Kaloni në blender bananen e ngrirë dhe shtoni pluhurin e kakaos. Për t’i shtuar vlerat ushqimore ju mund t’i shtoni dhe një lugë gjalpë kikiriku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat