Katër ushqimet më të këqija kur jeni në ankth

Ushqime

Katër ushqimet më të këqija kur jeni në ankth

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Sipas statistikave të fundit, më shumë se 40 milionë njerëz vetëm në Amerikë vuajnë nga ankthi. Mirëpo edhe shumica prej nesh e ka përjetuar të paktën një herë këtë ndjenjë, në rrethana të ndryshme.

Por a e dini se ankthin mund ta përkeqësojmë edhe me ushqimet që i konsumojmë?

Prandaj më poshtë po ju sjellim disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kur jeni duke u përballur me ndjenjën e ankthit.

Alkooli

Ndonëse mund ta konsumoni një gotë birrë ose verë për t’i qetësuar nervat, besojeni ose jo, ju vetëm jeni duke e përkeqësuar situatën pasi alkooli ka një impakt negativ në hidratimin dhe gjumin, dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë në ankth.

Alkooli e ndryshon nivelin e seretoninës dhe neurotransmetuesve në tru prandaj e përkeqëson ankthin.

Kafeja

Fatkeqësisht rutina jonë e preferuar e mëngjesit mund të jetë duke na bërë më shumë keq se sa mirë.

Niveli i lartë i kafeinës përveç që e rrit nivelin e ankthit dhe nervozizmit gjithashtu ndikon në zvogëlimin e lumturisë në trup duke shkaktuar kështu një ndjenjë depresioni.

Kafeina është e mirë të konsumohet vetëm në doza të vogla.

Ushqimi i fermentuar

Një pjatë me mish e copëza djathi dhe një gotë verë tingëllon tejet relaksuese, apo jo?

Mirëpo këto ushqime vetëm sa e ndihmojnë ankthin pasi që gjatë fermentimit ushqimit i humb vlera dhe bakteriet janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin.

Sheqeri

Përdorimi i tepërt i sheqerit përpos që ka efekte negative shëndetësore luan një impakt negativ edhe kur keni probleme me ankthin. Ekspertët tregojnë se përdorimi i tepërt i shqerit, trupit të njeriut i jep një ndjenjë trishtimi dhe brengosjeje që shpien drejt ankthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat