Ushqimi zviceran që nuk guxoni ta humbisni

Ushqime

Ushqimi zviceran që nuk guxoni ta humbisni

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 08:10
Ilustrim

Nëse vizitoni Zvicrën duhet gjithsesi të provoni Fondue, specialitet zviceran me djathin e shkrirë. Përmban disa lloje të djathit dhe pak alkool, kurse shërbehet e nxehtë.

Fondue vjen me ca bukë, e cila duhet të ngjyhet në djathë. Rregulli është që të merrni sa më shumë djathë, me sa më pak bukë që mundeni.

Fondue është ushqimi më i mirë i Zvicrës, duke mos mund të lëmë anash çokolatën, dhe është i famshëm në mbarë botën. Receta e patë daton në vitin 1699, kurse famën Fondue e arriti në vitet e 30-ta, si matës i sasisë së konsumit të djathit.

Kurdo që vizitoni Zvicrën, nuk mund t’i humbisni disa shekuj histori të ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat