Krostatë me kakao dhe krem arre kokosi

Ushqime

Krostatë me kakao dhe krem arre kokosi

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:48
Ilustrim

Një krostatë me krem të freskët që ka si bazë qumështin e kokosit është ajo që ju duhet nëse dikush do t’iu vijë këto ditë në shtëpi. Edhe po nuk erdhi njeri, mund ta hani të gjithin vetë!

Përbërësit për brumin frola me kakao, për tavë me diametër 26/28 cm: (Do t’ju mbetet pak brumë, e me të mund bëni biskota), transmeton living.al.

200 g gjalpë i butë si krem, në temperaturë ambienti
200 g sheqer
1 kokërr vezë
350 g miell
50 kakao e hidhur

Për kremin me arrë kokosi
400 g qumësht kokosi (kuti konserve)
200 ml qumësht
30 g miell
30 g niseshte misri
100 sheqer
pak fara lulëkuqesh (jo të domosdoshme)

Përgatitja:
1. Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë gjalpin me sheqerin, e më pas shtojmë vezën, miellin dhe kakaon me sitë. E punojmë brumin shumë pak me dorë, i japim formë të rrumbullakët të sheshtë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 ose 2 orë, por do të jetë më mirë nëse e lëmë një natë.
2. Në një tenxhere të vogël, hedhim miellin dhe niseshtenë me sitë, pastaj sheqerin dhe i përziejmë me pirun. Shtojmë qumështin, qumështin e kokosit dhe e vëmë tenxheren në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me rrahësen e vezëve me dorë. E lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të trashet. E lëmë kremin mënjanë të ftohet. Mund të përgatitet dhe një ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer të mbuluar me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me kremin.
3. Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
4. Marrim brumin nga frigoriferi, e punojmë pak me dorë që të zbutet dhe e shtrojmë në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e kakao. Hedhim sipër kremin me arrë kokosi dhe pasi ta spërkatim me fara lulëkuqesh e vëmë të piqet për rreth 25/30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat