Ndikimi i ushqimit para ushtrimeve

Ushqime

Ndikimi i ushqimit para ushtrimeve

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 06:38
Ilustrim

A preferoni të hani së pari mëngjesin pastaj të bëni ushtrime fizike? Hulumtuesit nga Mbretëria e Bashkuar thonë se ngrënia para ushtrimeve mund të ndikojë në metabolizmin dhe stërvitjen e një personi.

Sipas shkencëtarëve të hulumtimit, ngrënia e mëngjesit para stërvitjeve ndihmon në procesin e tretjes, sugjeron studimi.

Për këtë studim, studiuesit përfshinë 12 pjesëmarrës meshkuj. Hulumtuesit i kërkuan pjesëmarrësve të studimit të hanin mëngjes dhe pastaj të pushonin për 3 orë. Pjesëmarrësit konsumuan një mëngjes qull me me qumësht dhe 2 orë pas kësaj, u përfshinë në stërvitje që përbëhej nga çiklizmi, për një orë.

Pas periudhës së pushimit dhe ushtrimit, shkencëtarët vlerësuan glukozën e gjakut të pjesëmarrësve (nivelet e sheqerit në gjak) dhe nivelet e glikogjenit të muskujve, një lloj karbohidrati.

Studiuesit zbuluan se duke ngrënë mëngjesin para stërvitjes, trupat e pjesëmarrësve dogjën karbohidrate në një normë më të shpejtë gjatë stërvitjes. Përveç kësaj, ngrënia para stërvitjes u tregua se nxit edhe tretjen dhe nxit metabolizmin e ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat