Lëngu i domates ”minierë” vitaminash e lëndësh ushqyese - Bota Sot
Lëngu i domates ”minierë” vitaminash e lëndësh ushqyese

Ushqime

E enjte, 15 nëntor 2018

Lëngu i domates ”minierë” vitaminash e lëndësh ushqyese

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:13
Ilustrim

Ne të gjithë e dimë sa e dobishme është domatja për organizmin. Për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme të saj, ekspertë nga Universiteti i Edinburgh-uy vendosën të kryenin një eksperiment. Ata mblodhën gra me moshë, peshë e origjinë të ndryshme dhe u dhanë atyre një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbje peshe e konsiderueshme, e cila ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi. Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se “gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.” Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit.Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese. Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

Përbërësit: 6 kg domate, dy lugë kripë 4 lugë sheqer

Metoda e përgatitjes: Lani domatet në ujë të ftohtë dhe pastaj grijini ato. Shtoni kripë dhe sheqer dhe vendosini në zjarr, përziejini shpesh për të parandaluar djegien. Pas 10 minutash hiqini nga soba dhe vendosini në një shishe qelqi të sterilizuar dhe të mbyllur mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test