Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Vlora

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 11:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 34-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.P, i cili u arrestua në zonën e “Ujit të Ftohtë” teksa lëvizte me automjetin e tij.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, zhvilloi operacionin e koduar “Strike 10”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në qytetin e Vlorës, u finalizua  operacioni dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat