E trishtë/ Helmohen qentë në Vlorë, dhjetëra kafshë endacake dhe shtëpiake ngordhën brenda 24 orëve

Vlora

E trishtë/ Helmohen qentë në Vlorë, dhjetëra kafshë endacake dhe shtëpiake ngordhën brenda 24 orëve

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Top Channel raportoi një ditë më parë për rrezikun nga qentë endacakë në Vlorë, por zgjidhja që kanë gjetur disa persona, është brutale.

Në qytetin bregdetar, ka nisur helmimi i këtyre kafshëve. Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara nga njerëz të paidentifikuar.

Për pasojë, në 24 orët e fundit, kanë ngordhur dhjetëra qen endacakë, por edhe shtëpiakë, në zona të ndryshme.

Një ditë më parë, Top Channel raportoi se gati 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve.  Shpesh turistët vënë veten në rrezik duke ndaluar për t’i fotografuar qentë duke menduar se janë të sterilizuar dhe jo agresivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat