Vlorë, shkrumbohet një makinë në mes të rrugës

Vlora

Vlorë, shkrumbohet një makinë në mes të rrugës

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 06:29
Ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10. Automjeti tip “Benz” ka qenë në lëvizje kur flakët kanë përfshirë pjesën tek sedilja e pasagjerit.

Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, kur ka parë zjarrin ka ndaluar anës rrugës dhe ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit.

Por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe automjeti me targë “TR 5930 R” është djegur tërësisht, por për fat të mirë drejtuesi i tij nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë në kohë.

Ndërkohë, zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po punojnë për të zbardhur shkaqet e tij.

Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat