Pamjet të RENDA nga atentati në Vlorë, momenti kur nëna gjen djalin 8-vjeçar të plagosur

Vlora

Pamjet të RENDA nga atentati në Vlorë, momenti kur nëna gjen djalin 8-vjeçar të plagosur

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:26
Atentati në Vlorë

Pamje të rënda nga atentati në Vlorë janë publikuar sot nga televizioni AbcNews. Eshtë momenti kur nëna merr të birin 8 vjeç, B.Llanaj nga makina.

Vogëllushi që pa tmerrin me sy ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa i ati, Ferdinand Llanaj që ishte shënjestra e këtij atentati ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet edhe në spital. 

Në makinë ka qenë edhe shoku i tij Dritan Bega i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Vendi ku ndodhi atentati është vetem 50 metra larg shtëpisë së Llanajve ndaj familjaret kane qene te parët në vendin e ngjarjes.  Policia dyshon se krimi është kryer për hakmarrje dhe ka lidhje me masakrën e Coles në 2015 ku i vëllai i Ferdinand Llanajt vrau tre persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat