200 mijë euro prona... kush është gruaja që futi "në punë" Prokurorinë e Vlorës?

Vlora

200 mijë euro prona... kush është gruaja që futi "në punë" Prokurorinë e Vlorës?

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 12:42
Shtetasja E.R

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente me një vlerë totale prej 200 mijë eurosh të regjistruara të gjithë në emër të një gruaje.

Fjala është për shtetasen me inicialet E.R, e cila sipas hetimeve të prokurorisë ka ushtruar aktivitet kriminal në Belgjikë. 

Në njoftimin e saj, prokuroria saktëson se gruaja ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit dhe në bazë të hetimeve, organi i akuzës ka sekuestruar pasuritë e saj, pasi paratë nuk justifikohen përmes burimeve të ligjshme financiare për blerjen e pasurive të patundshme.

3 apartamentet ndodhen një në Zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa dy të tjera në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Në baze të hetimeve Prokuroria e Vlorës kërkoi caktimin e sekuestros, ndërsa gjykata miratoi kërkesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat