Rama 'shkund' qeverinë në Vlorë: Largoni analfabetët nga zyrat, jo më masazhatorë si elektricistë

Vlora

Rama 'shkund' qeverinë në Vlorë: Largoni analfabetët nga zyrat, jo më masazhatorë si elektricistë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 09:30
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë në qytetin e Vlorës dhe në fjalën e tij ka ngritur që në krye problemin e madh të burokracisë në administratën shtetërore.  Rama vërejti se ende njerëzit presin në radha për të marrë çertifikata, kur ato institucionet duhet t’i sigurojnë vetë dhe nuk duhet t’ua kërkojnë qytetarëve.

Po ashtu, ai tërhoqi vëmendjen se në Hipotekën e Vlorës ka radha për arsye absurde, pasi nëpunësit nuk gjenden në vendin e tyre të punës.Po ashtu, ai vuri në dukje se ka ende analfabetë në zyra; njerëz jashtë profesionit që kanë zënë vende pune që nuk kanë lidhje me ta; në vend të elekricistëve, ka masazhatorë. "Burimet njerezore janë të infektuara. Nuk shkon që në shkolla të japin fiskulturë, mësueset e matematikës. 

Këto na bëjnë qesharak si shtet ndaj na duhet një raport i detajuar i burimeve njerëzore nga qarku i Vlorës dhe kudo."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat